spot_img

Shqipëria luan mirë po nuk mjafton, Polonia e mposht

spot_img

90 minuta shumë të luftuara por Shqipëria nuk ia del mbanë sepse goli i Swiderski-t në fundin e pjesës së parë e dënon skuadrën Kombëtare dhe trajnerin Sylvinho në debutimin e tij në stolin kuqezi. Ndeshje shumë e mirë përtej disa gabimeve të evitueshme për skuadrën kuqezi që në pjesën e dytrë tregoi se ka shumë alternativa por duhet të jetë më cinike për të thyer edhe skuadra të tilla kaq të forta sa Polonia.

Cikalleshi në pjesën e parë me një goditje nga jashtë zonës ishte kërcenimi i vetëm për polakët që gjithashtu nuk treguan pothuajse asgjë por morën shumë nga ky fraksion duke shkuar në dhmën e zhveshjes më pak të tensionuar.

Me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës skuadra kuqezi u duk më e shpenguar dhe me zgjimin e Asllanit në krahun e majtë të mesfushës, porta e Sczezny u rrezikua dy herë brenda pak sekondave, fillimisht me Uzunin dhe më pas me mesfushorin e Interit. Ndeshje me ritëm ku Asani, një nga më të mirët në fushë filloi të lëshonte terren por Sylvinho hodhi në fushë Mehmetin dhe në vend të Cikalleshit aktivizoi Seferin.

Volum i lartë loje, kontroll i dendur i topit por edhe disa rreziqe të krijuara në zonën tonë ku Mihaj ishte nota më e ëmbël e mbrëmjes së Varshavës duke shpëtuar Strakoshën nga një dalje e pamenduar mirë. Godet në shenjë trajneri brazilian edhe me qëndërmbrojtësin e Famalicaos, deri në fund në balotazh me Veselin.

Çfarë mundësie e humbur nga Uzuni që 5 minuta nga fundi fali polakët nga rreth 5 metra duke e nxjerrë topin jashtë. Drithërima për skuadrën e Santos dhe shumë keqardhje për Shqipërinë. Kjo është Kombëtarja që të gjithë prisnim dhe ndoshta me pak më shumë qetësi kjo skuadër mund të shkojë larg. Tani është radha e Moldavisë në 17 qershor në “Arenën Kombëtare”, kundërshtar që sonte ndali Republikën Çeke në barazim pa gola në Chisinau duke mos lejuar shkëputjen e rivalëve të vërtetë të kuqezinjve.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img