Me pak fat sonte mund të jetë nata e futbollit shqiptar. Tri skuadrat me gjakun e shqipes sot do të tentojnë të kalojnë turin elimintaor në garen më prestigjioze evropiane, Ligën e Kampionëve. Kampioni i Shqipërisë, Tirana, ai i Kosovës, Ballkani i Suharekës dhe kampioni i Maqedonisë, Shkupi.
Shkupi në takimin e parë kishte dal fitues bindshëm, 3:0 ndaj Lincoln Red Imps.
Ngashëm si edhe Shkupi vs Lincoln, edhe takimi në Vilnius do të fillojnë nga ora 18.00.
Kampionët e Kosovës kanë barazuar 1:1 në Prishtinë dhe do kërkojnë kalimin në turin e dytë sot.
Në 20:00 vëmendjen më të madhe e merr Tirana, që do synojë përmbysjen në “Air Albania” ndaj Dudelange.
Luksemburgasit kanë fituar 1:0 ndeshjen e parë.