Drita mundet nga Antwerp me rezlutat 2:0.
Futbollisti shqiptar Laurit Krasniqi, ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij, Antwerp, për të eliminuar Dritën nga gara e Conference League.
Krasniqi realizoi nga afër me kokë në minutën e 53-të, pas një harkimi në zonë, lojtarët e Dritës i lëshoi koncentrimi. Ky ishte edhe momenti i vetëm kur gjilanasit nuk ishin në krye të detyrës në defansiv.
Ndërsa golin e dytë e shënoi Balikwisha në sekondat e fundit të përballjes, që ishte vetëm sa për ta regjistruar golin në statistika pasi ndeshja thuajase kishte mbaruar me epilog në favor të miqëve.
Drita disa herë ka dal mirë edhe në sulm, madje Simonovski në pjesën e parë ia doli të rrezikoi seriozisht portën rivale kur doli përball portierit Butez, falë intervenimit të të cilit shpëtuan belgët. Edhe pas pësimit të golin, Drita ruajti përqendrimin, duke organizuar sulme të kujdesshme por pa konkretizim.
Takimi ishte i vlefshëm për raundin e dytë të Conference League. Përballja e parë në Belgjikë ka përfunduar pa gola. Andaj fitorja në Prishtinë ishte shumë e rëndësishme për të dyja palët. Më tej (raundi i tretë)kualifikohet skuadra e Antwerp.