Kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic nuk do të takohen të dielën në Bruksel siç ishte paraparë.
Presidenti serb Aleksandar Vucic ka deklaruar për “Tanjug.rs” se takimi me Hotin është shtyrë për të enjten, më 16 korrik.
Takimi sipas Vucicit është shtyrë edhe për shkak të palës kosovare, pra për arsye të kryeministrit Hoti.
Ky takim mes Hotit e Vucicit në Bruksel do të shënonte rinisjen e dialogut mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Kujtojmë se sot është mbajtur Samiti virtual i Parisit, ku presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me një zgjidhje ligjore.