Asamblisti i PSD-së në Podujevë, Blerim Maqastena u arrestua të shtunën nga policia serbe në hapësirën kufitare me Serbinë.
Gjykata në Serbi të hënën i ka caktuar 30 ditë paraburgim Maqastenës, pasi i është gjetur edhe një armë zjarri me leje të Kosovës.
Por kush është Blerim Maqestena?
Anëtari i PSD-së në vitin 2015, atëkohë si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për gjuajtje me vezë të ish-kryeministrit, Isa Mustafa.
Ai kishte gjuajtur Mustafën me vezë në Podujevë, gjersa ky i fundit ishte duke mbajtur fjalimin e tij në manifestimin që po zhvillohej atje për ditën e mjedrës.
Më pas Maqastena ishte arrestuar nga organet e rendit së bashku me aktivistin tjetër të LVV-së, Gramos Latifin i cili po ashtu kishte tentuar ta sulmojë me vezë kreun e LDK-së./Objektiv/