Nga 1 janari, automjetet me targa Republika e Kosovës (RKS), mund të lëvizin lirshëm nëpër Serbi, bazuar në vendimin e Qeverisë së Serbisë të miratuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
Mënyra e raportimit të dëmit në rast aksidenti trafiku ku përfshihet automjeti me targa RKS parashikohet në një dokument që ka hyrë në fuqi që nga mesi i vitit 2015.
Në Shoqatën e Sigurimeve të Serbisë deklarojnë për portalin N1 se “ekziston që nga gushti i vitit 2015, Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar nën kujdesin e Marrëveshjes së Brukselit, ndërmjet Shoqatës së Sigurimeve të Serbisë dhe të Byrosë Kosovare të Sigurimeve”.
Me atë dokument palët nënshkruese morën përsipër të garantojnë kompensimin e dëmit të shkaktuar nga i siguruari me targa të lëshuara në juridiksionin e tyre nën juridiksionin e palës tjetër nënshkruese.
“Në kuptimin praktik, nëse një shtetas i Republikës së Serbisë ose një shtetas i një shteti tjetër që viziton Serbinë ka pësuar dëmtim nga një automjet me targa të lëshuara nga Kosova, ai mund ta raportojë atë në Shoqatën e Sigurimeve, të cilët pas plotësimit të dokumentacionit do të paguajnë dëmin”, sqarojnë ata për portalin N1.
Shoqata shton se, nëse kompania e sigurimeve që ka siguruar veturën ka shkaktuar dëmin ka një korrespondent në formën e një kompanie sigurimi që është anëtare e Shoqatës së Siguruesve të Serbisë – “rasti do t’i përcillet të njëjtit për përpunim dhe i dëmtuari do të kompensohet nga ajo shoqëri”.