spot_img

Si vendosi policia kamera ‘sekrete’ për ta kapur Naim Murselin dhe të tjerët? Gazetarja nxjerr detaje

spot_img

Gazetarja e njohur investigative nga Shqipëria, Klodiana Lala e cila po merret me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka zbuluar detaje ekskluzive lidhur me këtë rast. Ajo ka treguar edhe për veprimet e policisë që rezultuan efektive në identifikimin e bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe të tjerëve si të lidhur me rastin.

Ajo ka thënë se Naim Murseli iu kishte dhënë vet policisë arsye për të dyshuar në të pasi deklarimet e tij ishin kontradiktore.

Sipas Lalës, Murseli kishte devijuar përgjigjen e tij në pyetjen e policisë së kush kishte qenë duke vozitur veturën e tyre dhe më tutje, policia e ka futur në listën e personave të dyshuar.

Policia kishte vendosur në vëzhgim Naim Murselin dhe kishte arritur të identifikonte lëvizjet e tij para dhe pas kryerjes së krimit ndërsa me urdhër të Gjykatës, policia kishte vendosur kamera të fshehura në vendet ku ai mendohej se do të shkonte.

“Rrëfimet që po dilnin moment pas momenti ishin kontradiktore. Vet Naim Murseli po iu jepte informacion autoriteteve se ai kishte diçka që fshihte. Si i nxore fëmijët, kush ishte në timonin e makinës? Fillimisht thoshte gruaja pastaj unë. Gjatë marrjes në pyetje ishte kontradiktor dhe në këtë moment policia e ka futur në listën e personave të dyshuar dhe çfarë ka bërë, ka arritur të sigurojë informacion rreth të gjitha lëvizjeve që ai ka patur ku ka qëndruar, restoranti, përpara krimit dhe pastaj lëvizjet pas krimit dhe ka arritur me urdhër të Gjykatës të instalojë kamera në vendet ku do të shkonte”, ka thënë Lala.

Tutje, çfarë nuk shkonte në këtë ngjarje sipas Lalës kishte të bënte gjithashtu me faktin se Naim Murseli së bashku me Liridona Ademajn dhe dy fëmijët e tyre kishin darkuar në një restorant ku prezent ishte edhe Granit Plava, ekzekutori.

Në këtë mënyrë ishte bërë lidhja midis Naim Murselit dhe Granit Plavës, duke qenë se të dy janë nga i njëjti fshat.

“Çfarë nuk shkoi në këtë histori? Nga të gjitha të dhënat rezultonte se Liridona Ademaj bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët kishin darkuar në një restorant dhe policia kishte bërë vëzhgimin e të gjithë personave që ishin prezent dhe njëri prej tyre ishte Granit Plava, i cili dyshohet që është ekzekutori në rastin konkret. Vrasësi është nga fshati i njëjtë dhe u bë lidhja e parë mes tyre, një person nga i njëjti fshat që ndodhej në vendin e njëjtë me gjasë për ta vëzhguar shënjestrën e tij të ardhshme.”, tha ajo.

Një tjetër aspekt që i ndihmoi hetuesit të shkojnë tek të dyshuarit ishte një takim mes tre të arrestuarve pas ngjarjes. Takimi i Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës ishte provuar nga kamerat e fshehura të policisë.

Policia e ka marrë fillimisht Granit Plavën në pyetje duke e lënë të lirë Naim Murselin dhe duke e mbajtur nën vëzhgim, ndërsa Plava i vënë përpara provave të padiskutueshme dhe dyshimeve të arsyeshme se e ka kryer vrasjen, e kishte pranuar një gjë të tillë duke rrëfyer edhe porositësin.

Më tutje, Murseli e kishte pranuar në polici veprën e krimit, por e ka mohuar në gjykatë kategorikisht.

“E dyta, personat e përfshirë në këtë ngjarje, edhe Kushtrim Kokalla, janë takuar pas ngjarjes dhe takimi mes tyre është provuar përmes kamerave sekrete ose spiune të vendosura nga policia dhe në momentin që është shoqëruar Granit Plava sepse policia e ka lënë të lirë Naim Murselin duke e mbajtur në vëzhgim që të kryhej ceremonia e varrimit, të kuptohej edhe lëvizja e tij dhe në momentin që Granit Plava është vënë përpara provave të padiskutueshme, që po ka dyshime të arsyeshme që ti e ke kryer këtë ngjarje, ai e ka pranuar se është ekzekutori i Liridona Ademajt, ka dhënë informacion për mënyrën se si e ka kryer krimin dhe më pas ka treguar se ishte Naim Murseli që i kishte premtuar shumën prej 30 mijë euro për ta kryer krimin dhe më pas është shoqëruar bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli i cili e ka pranuar ngjarjen dhe më pas e ka mohuar kategorikisht.”, tha Lala.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img