Klubi më i trofeshëm në basketbollin kosovar, Sigal Prishtina ka bërë të ditur se Blerand Stavileci do të ushtrojë rolin e kryetarit të klubit.
KB Prishtina ka mbajtur një mbledhje menjëherë pas situatës së krijuar, ku Burim Maraj ditën e hënë njoftoi dorëheqjen.
Sukseset e Sigal Prishtinës në dekatën e fundit lidhen kryesisht me Stavilecin, i cili i priu klubit gjatë dominimit të tij në basketbollin kosovar.
Stavileci ishte timonier i klubit edhe kur fituan Ligën Ballkanike por edhe në paraqitjet e mira në garat tjera evropiane, shkruan Albanian News.
Stavileci ishte pioner i Prishtinës, i cili nga “Plisat” mbahet mend me nr 5 dhe lojën e tij të organizatorit.
Prishtina kohëve të fundit kishte paraqitje të luhatshme, duke humbur shkëlqimin dhe titullin e kampionit në vitet e fundit, rikthimi i Stavilecit edhe pse si u.d u prit me entuziazem edhe nga “Plisat”, nga i cili pritet të rikthehen edhe rezultatet e mira të prishtinasve.
Më posht e gjeni, postimin e plotë të klubit nga kryeqyteti:
“Sonte në Zyret e Klubit u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Bordit të Klubit pas situatës së krijuar me rastin e dorëheqjes së Presidentit z. Burim Maraj.
Me propozim të Plisave, Kryetarit të Plisave në cilësinë e anëtarit të bordit, dhe me miratim unanim të të gjithë anëtarëve pjesëmarrës, u vendos që ushtrues detyre i Kryetarit të Klubit të zgjedhet z. Blerand Stavileci.
Gjithashtu Bordi i Klubit votoi unanimisht për lirimin nga detyra të menaxhmentit të klubit”, shkroi klubi.