spot_img

Sindikata në Kosovë alarmon për vdekjet në vendin e punës: 21 punëtorë humbën jetën në 7 muaj

spot_img

Një punëtor ndërtimi rreth 40-vjeç ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kulmi i një ndërtese në qytetin e Drenasit, duke shënuar viktimën e 21-të në vendin e punës në Kosovë që nga fillimi i vitit, sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat.

Punëtori, i identifikuar vetëm me inicialet N.XH., pësoi lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Në një reagim për media, sindikata e quajti situatën “alarmante”, duke e përshkruar vitin 2025 si më tragjikun për punëtorët që nga përfundimi i luftës.

“Sot varrosim punëtorin e 21-të, vetëm për 7 muajt e parë të këtij viti. 2025-a ka filluar me periudhën më fatkeqe që nga paslufta,” thuhet në deklaratë.

Sindikata gjithashtu akuzoi institucionet shtetërore për neglizhencë ndaj kërkesave të përsëritura për rritjen e sigurisë në punë dhe për mbështetje financiare të familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre.

“Pas shumë kërkesave për institucionet shtetërore që të ulemi dhe bisedojmë për këto raste, pushteti ka zgjedhur injorimin. Ajo çka më së paku mund të bëjë shteti, është të garantojë një pension të dinjitetshëm për këto familje,” shtoi sindikata. “Edhe fëmijët e këtyre punëtorëve kanë të drejtë në një ekzistencë minimale.”

Siguria në vendin e punës mbetet një nga sfidat më të mëdha në sektorin privat në Kosovë, veçanërisht në ndërtimtari, ku mungesa e masave mbrojtëse dhe inspektimeve është e përhapur.

Sindikata përfundoi reagimin e saj me thirrje për veprim të menjëhershëm institucional për të ndaluar këtë trend tragjik.

NGJARJE TË TJERA

spot_img