Protesta e qytetarëve serb në veri të Mitrovicës ka nisur të bëhet më e “ashpër” në orët e vona të mbrëmjes.
Ata kanë filluar të brohorasin “Kosova është Serbi” në prani të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Jarinje.
Serbët në pamjet nga “Jepi zë” shihen duke përdorur edhe fishekzjarre.
Protestat e serbëve vijnë pas vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë për targat nga Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme.
Ata kanë bllokuar rrugët gjatë ditës, duke kërkuar tërheqjen e këtij vendimi për reciprocitet.