Pak ditë më parë, lajmi i përdhunimit të një vajze 15-vjeçare nga Tirana, e cila ishte abuzuar seksualisht nga roja i shkollës, tronditi mbarë opinionin publik.
Hetimet zbuluan se ish-roja i shkollës, 65-vjeçari, Abaz Dogu, ua kishte shpërndarë videon intime edhe tre të rinjve, të cilët shantazhuan të miturën, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me ta për një kohë të gjatë nga frika e publikimit të videos në rrjet.
Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për rojen pedofil dhe për tre të rinjtë e tjerë të përfshirë në skandal.
Ndërkohë, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video skandaloze me skena të neveritshme, ku protagonist është sërish, Abaz Dogu.
Në videon me pamje tejet shqetësuese, pedofili 65-vjeçar shfaqet duke folur në një video chat në Azar me dy vajza të reja.
Siç shihet dhe në videon e siguruar nga JOQ Albania, Dogu shfaqet i eksituar teksa komunikon me dy vajzat, duke bërë gjeste të pahijshme e duke përdorur fjalor të fortë erotik. (Videoja është pa audio, por disa nga fjalët e tij mund të kuptohen lehtësisht nga lëvizja e buzëve dhe gjesteve që ai bën).
Një tjetër fakt shqetësues është që edhe vajzat e reja bëjnë gjeste të pahijshme, duke i treguar pjesët e tyre intime pedofilit të moshuar.
Në fund të videos, 65-vjeçari u nxjerr dy vajzave organin e tij gjenital dhe nis të masturbohet para tyre.
Mesazhi i dërguar:
Pershendetje JOQ. Duke pasur besimin e plote tek ju si nje portal serioz doja te dergoja nje vidio te ketij “rojes” Moster. Ne kete vidio ky eshte duke chatuar nr Azar. Abaz Doga, roja e shkolles ne babrru qe abuzoi me te mituren 15 vjecare Me vjen keq se ne kete vidio jane edhe disa skema qe edhe ju nuk mund Ti publikoni. Sic shihet ne vidio,,shikoni edhe sjelljen e 2 vajzave. Turp. Shume turp.