Vajza që u vetvar mëngjesin e sotëm, Heroina Mehmetaj, do të varroset sot në orën 18:00.
Familja Mehmetaj ka njoftuar që varrimi i të ndjerës do të bëhet sot prej orës 18:00 në fshatin Gllogjan.
Pas tragjedisë së rëndë, me dhimbje të madhe për humbjen e motrës ka reaguar edhe vëllai i Heroinës, duke publikuar një fotografi të përbashkët me të.
Ndërkaq, për vdekejen e Heroines, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili është shprehur i tronditur për atë çfarë i ka ndodhur familjes Mehmetaj.
“Njoftim Papritmas është ndarë nga jeta, me datë 14.06.2020 në moshën 20 vjeçare duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerës bëhët ditën e Hënë, me 15.06.2020 në varrezat e fshatit Gllogjan të Deçanit, në ora 18:00. Funerali niset nga shtëpia e së ndjerës. Të pikëlluar: Mbarë familja MEHMETAJ”-