Albert Krasniqi, i cili dyshohet se u vra dje nga babai i tij, do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i të ndjerit.
“Familjarë, miq e dashamir, ju njoftojmë se varrimi i nipit tem, Albert Krasniqi bëhët sot në ora 15:00 në varrezat e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tij.
Ndryshe, mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Albert Krasniqit, e ku i dyshuar për vrasjen e tij është babai Skender Krasniqi.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë.