Albi Mall Superliga vazhdon sot me tri ndeshje interesante, duke i bërë kureshtar tifozët e elitës së futbollit kosovar edhe në mesjavë.
Prishtina do të ketë një udhëtim të vështirë në Malishevë ku ndeshet me skuadrën e Malishevës e cila ndonëse ka luhatshmëri në ndeshje, si vendase po tregohet rival bukur i madh.
Ndeshje joshëse është edhe ajo ndërmjet Drenicës e Dukagjinit që luhet në Skenderaj ndërsa takimi i tretë zhvillohet ndërmjet Ferizajt e Trepçës ’89, dy skuadra këto që synim kryesor e kanë mbijetesën. Të gjitha takimet nisin nga ora 13:00.
Sot
Malisheva vs Prishtina
Drenica vs Dukagjini
Ferizaj vs Trepça 89’
Nesër
Ballkani vs Llapi
Gjilani vs Drita