Spanja është gjysëmfinalistja e parë e Kampionatit Evropian.
Kombëtarja iberike mposhti Gjermaninë në çerekfinale, me rezultat 2-1, pas extra-time, shkruan IndeksOnline.
Dani Olmo e kaloi Spanjën në epërsi në minutën e 51-të.
Në minutën e 89-të, Florian Wirtz barazoi shifrat dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.
Mikel Merino riktheu epërsinë e Spanjës në minutën e 119-të.