Hajredin Kuçi është arrestuar sot në mëngjes në shtëpinë e tij, kanë bërë të ditur burime të Paparacit.
Ndryshe, sot, është arrestuar nga hetuesit e EULEX’it me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës edhe Fadil Fazliu.
Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij, Fahri Fazliu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’.
Fadil Fazliu është vëllai i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.Ai ka thënë se Fazliu pritet të dërgohet në Hagë.
“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhërë të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme”, ka shkruar ndër të tjera ai.