spot_img

Sukseset e PK-së e kanë ngritur Kosovën në listat e shteteve serioze për luftimin e kriminalitetit, thotë Kurti

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në këto dy vite të Qeverisë është shënuar sukses në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe çdo veprimtarie që cenon sigurinë e vendin dhe qytetarëve, falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës.

Kurti duke përmendur disa nga operacionet që ka zhvillaur policia, ka thënë se sukseset e tyre e kanë bërë këtë institucion ndër më të besueshmit nga qytetarët, ndërsa Kosovën e kanë ngritur në listat e shteteve më serioze për luftimin e kriminalitetit.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës jemi zotuar për luftim të krimit, korrupsionit dhe çdo ilegaliteti që cenon sigurinë e vendit tonë e të qytetarëve tanë dhe jam mirënjohës që në këtë rrugëtim prej më shumë se dy vitesh, kemi arritur suksese falë zyrtarëve policor të përkushtuar e profesional në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Mbi 1100 operacione të realizuara, 100 grupe kriminale të shkatërruara, mbi 2.200 kg substance narkotike të konfiskuara, 16 laboratorë të drogës të shkatërruar, janë suksese që Policinë e Kosovës e kanë renditur ndër institucionet më të besueshme për qytetarët tanë ndërsa Republikën tonë e kanë ngritur në listat e shteteve serioze e të përkushtuara për luftimin e kriminalitetit”, ka shkruar Kurti në Facebook, përcjell teve1.info

Ai në 24 – vjetorin e themelimit të këtij institucioni ka thënë se që nga gjenerata e parë policia shërbeu për të gjithë qytetarët.

“Policia e Kosovës sot shënon 24 vjetorin e themelimit të saj. “24 vite në shërbim dhe në mbrojtje” është motoja e këtij përvjetori, e cila më së miri përfaqëson Policinë tonë. Që nga gjenerata e parë policore kur filloi trajnimin me 6 shtator 1999, Policia jonë shërbeu për të gjithë qytetarët tanë duke mbrojtur jetën dhe pronën e tyre e duke ruajtur sovranitetin e vendit tonë. Të gjithë zyrtarëve policor që sot janë në krye të detyrës në çdo cep të Republikës së Kosovës u uroj 24 vjetorin e themelimit të Policisë. Bashkë ndajmë sfida e suksese, bashkë do të ngrisim e forcojmë edhe më shumë shtetin tonë”, ka shkruar Kurti.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img