Presidenti amerikan Donald Trump nisi një sulm të ashpër ndaj Vladimir Putinit, duke pretenduar se lideri rus është “çmendur absolutisht” pas sulmit të fundit vdekjeprurës në Ukrainë.
Trumpi dënoi sulmin masiv dhe “vrasjen e panevojshme të shumë njerëzve” nga Putini.
Deklarata e tij erdhi pasi Rusia nisi sulmin e vetëm ajror më të madh të luftës deri më tani – në një fyerje të drejpërdrejt ndaj përpjekjeve të Trumpit për ndërmjetësim.
“Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur atij”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
“Ai është çmendur absolutisht. Ai po vret pa nevojë shumë njerëz dhe nuk po flas vetëm për ushtarë”, shtoi ai.
Trump tha se gjithmonë ka besuar se Putini “do të gjithë Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj”, por paralajmëroi nëse Putini vazhdon rrugën e tij aktuale “do të çojë në rënien e Rusisë”.
“Kjo është një luftë që nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha President. Kjo është lufta e Zelenskyit, Putinit dhe Bidenit, jo e Trumpit”, përfundoi presidenti.