spot_img

Sulmet në Irak dhe Siri, Bideni thotë se përgjigja ushtarake e ShBA-së do të vazhdojë

spot_img

Presidenti amerikan Joe Biden lëshoi një deklaratë pas sulmeve amerikane në Irak dhe Siri të premten ndaj caqeve iraniane.

Ai ka thënë se përgjigjja ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “do të vazhdojë në kohë dhe vende të zgjedhjes së sonë”, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Ja çfarë tha ai:

“Këtë të dielën e kaluar, tre ushtarë amerikanë u vranë në Jordani nga një dron i lëshuar nga grupet militante të mbështetur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Më herët sot, mora pjesë në kthimin dinjitoz të këtyre amerikanëve të guximshëm në bazën ajrore Dover, dhe kam folur me secilën prej familjeve të tyre.

Sot pasdite, në drejtimin tim, forcat ushtarake të ShBA-së goditën objektiva në objektet në Irak dhe Siri që IRGC dhe milicia i përdorin për të sulmuar forcat amerikane. Përgjigja jonë filloi sot. Ajo do të vazhdojë në kohë dhe vende të zgjedhjes sonë.

Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër në botë. Por le ta dinë këtë të gjithë ata që mund të kërkojnë të na bëjnë keq: nëse dëmtoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img