spot_img

Sulmi terrorist, Osmani bisedon me David Lammy e Jim O’Brien

spot_img

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar biseda me liderë dhe partnerë ndërkombëtarë pas sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike të vendit, më 29 nëntor.

Gjatë kontakteve me përfaqësues të vendeve mike, përfshirë presidentë shtetesh, Osmani bisedoi gjithashtu me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy, dhe zëvendës sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien.

Presidentja i falënderoi ata për mbështetjen dhe dënimin e qartë të sulmit ndaj sistemit të ujësjellësit “Ibër-Lepenc”.

Diskutimet u përqendruan në sulmin e fundit dhe në implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit më gjerë.

Osmani ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës jetike të vendit.

Ndërkaq, që nga sulmi me mjete plasëse në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok më 29 nëntor, autoritetet e Kosovës po kryejnë bastisje në pjesën veriore të shtetit, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë bastisjeve, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar lloje të ndryshme armësh, pajisjesh ushtarake dhe uniforma.

Po ashtu, nga dhjetë të shoqëruarit në Polici, si të dyshuar për përfshirje për shpërthimin në Ibër-Lepenc, dy nga ta janë dërguar në paraburgim për një muaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më herët gjatë 3 dhjetorit se në bastisjet e kryera në veri, kanë gjetur, ato që ai i cilësoi si “elemente ruse”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img