Koulibaly është gjithmonë në qendër të merkatos së Napolit. Mbrojtësi senagalez ka oferta të shumta dhe Manchester City e kërkon me çdo kusht në skuadër.
Mediat italiane bëjnë me dije se agjenti i lojtarit, Fali Ramadani ka mbërritur ditën e djeshme në Napoli për të folur me presidentin De Laurentis rreth së ardhmes së mbrojtësit.
Napoli kërkon një shifër të lartë për ta lënë të lirë dhe menxhari me origjinë shqiptare po negocion që palët të gjejnë akordin.
Gjithashtu në bisedën mes klubit italian dhe Ramadanit është diskutuar edhe për disa lojtarë që ky i fundit ka në menaxhim.
I pari është rinovimi i Maksimovic, ndërsa i dyti është Luka Jovic i Real Madrid. Nëse për Napolin dështon pista Osimhen, drejtuesit e klubit pritet të afrojnë sulmuesin serb nga Reali.