Ballkani e ka nisur mirë edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, pasi ka shënuar fitore ndaj Drenicës në ndeshjen e javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.
Kampioni aktual i Kosovës nuk e zhvilloi ndeshjen e parë ndaj Malishevës, andaj sfida me Drenicën ishte debutuese për Ballkanin në Albi MALL Superliga.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Edvin Kuc derisa ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.