spot_img

Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pjesëtari i policisë, i plagosur gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit është Januz Veselaj.

Sveçla tha se është informuar nga drejtori i Policisë se Veselaj, pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar në shtëpi.

“Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij”.

“Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cenojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, shkroi Sveçla.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi bëri të ditur për Telegrafin se Policia ishte njoftuar në orët e hershme të mëngjesit se disa persona kanë hyrë në shtëpinë e banimit të një prifti.

Deri më tani, policia nuk ka raportuar për ndonjë person të arrestuar në lidhje me ngjarjen.

NGJARJE TË TJERA

spot_img