Një takim i planifikuar fillimisht si protokollar ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Presidentit amerikan Donald Trump, është shndërruar në një bisedë të gjatë e përmbajtësore, ku në qendër të diskutimeve ishte roli i pazëvendësueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
Gjatë këtij takimi, Presidenti Trump ka shprehur interesim të veçantë për zhvillimet në Kosovë dhe për rolin që SHBA-të vazhdojnë të luajnë në forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Ai ka ritheksuar përkushtimin e tij për mbështetjen e demokracisë dhe përpjekjet për paqe afatgjatë në rajon.
Përfaqësuesit kosovarë kanë shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke e cilësuar miqësinë dhe aleancën me SHBA-të si boshtin e pathyeshëm të shtetit të Kosovës.
Në deklaratën pas takimit u theksua se Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty “rreh zemra e lirisë sonë”.
🇽🇰🇺🇸 Aleanca e fortë me Shtetet e Bashkuara mbetet garanci për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe për forcimin e vlerave të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.