spot_img

Takimi Bislimi-Petkoviq, në Bruksel zgjatën orët e negociatave, rezultate s’raportohen

spot_img

Gjashtë ditë pas një takimi pa rezultat të nivelit të lartë Kosovë-Serbi, emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, iu desh të presë në Bruksel dy krynegociatorët e këtyre shteteve në takime që zgjatën më shumë se shtatë orë ndërsa në fund tha se pati dakordim për hapat në vijim. Besnik Bislimi e Petar Petkoviq nuk e refuzuan një takim trepalësh, por nuk u dakorduan për asgjë. Të paktën siç u deklaruan për publikun.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në Bruksel para gazetarëve akuzoi sërish Serbinë se nuk është e gatshme ta vë në zbatim Marrëveshjen Bazike. Para kësaj ankese, Bislimi tregoi mbi temat e diskutuara aty.

Ai tha se në takime u diskutua mbi formalizimin e Marrëveshjes Bazike, si element kryesor dhe i parë për zbatim të sekuencuar të marrëveshjes, bashkë me aneksin e Ohrit, mbi Planin e Sekuencimit, zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, rreth mungesës së përparimit në zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur me dhunë, si dhe zbatimin e një numri marrëveshjesh të tjera, përfshirë IBM, si dhe atë për vizitat e zyrtarëve.

“Nga diskutimet, sidomos në dy pikat e para, u ekspozua sërish fakti tashmë i konfirmuar disa herë dhe publikisht që Serbia refuzon të pranojë Marrëveshjen Bazike në tërësi dhe nuk pranon të zbatojë pjesë të saj. Pala serbe refuzoi të përfshihet në diskutim për dakordimin e planit të sekuencimit si dhe në arritjen e formalizimit të marrëveshjes, bazuar në garancat e kërkuara në takimin e liderëve javën e kaluar. Diskutimi rreth çështjes së personave të zhdukur ekspozoi sërish që pala serbe është duke e sabotuar procesin, duke nxjerrë vazhdimisht kërkesa të reja me qëllim të bllokimit të procesit. Ndërkohë, zvarritje në zbatim nga ana e Serbisë janë evidentuar nga kryenegociatori i Kosovës edhe në Marrëveshjen e Energjisë”, tha Bislimi.

Një ditë më pas, Petkoviq iu përgjigj Bislimit duke përmendur të njëjtat tema dhe duke akuzuar palën kosovare se i hodhi poshtë.

“Bislimi dje në Bruksel: refuzoi të diskutonte për personat e zhdukur, e quajti Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare inekzistente, e kritikoi Elektroseverin si jonormal, hodhi poshtë draft-statutin e BE-së për Asociacionin, të gjitha para Lajçakut dhe ekipit të tij. Prishtina po e vret dialogun!”, ka shkruar Petkoviq dje në X.

Postimi i ndërmjetësit Lajçak në X për takimet nuk i pasqyroi ndasitë e thella që i prezantuan palët para mediave. Lajçak tha se pati pajtim për disa hapa të radhës.

“Sapo përfunduam më shumë se shtatë orë takime në nivelin e kryenegociatorëve. Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe drejtorin Petar Petkoviq. Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, tha ai.

Çka pas këtij takimi?

Zyra e Kryeministrit tha se vazhdimi i procesit mbetet tek përpjekja për të gjetur rrugën përpara në arritjen e dakordimit rreth formalizimit dhe planit të sekuencimit për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike.

Ndërkaq, Bislimi tha se takime të radhës s’mund të ketë para pushimeve të verës.

“Para sezonit veror apo pushimeve verore nuk mund të ketë më takime dhe nuk ka logjikë të kemi takime të tilla ku na ekspozohet edhe më shumë mosgatishëmria e Serbisë për të ecur përpara në zbatimin e marrëveshjes”, u përgjigj Bislimi në pyetjet e gazetave në Bruksel të martën.

Lajçakut, të cilit iu zgjat mandati për t’u marrë me procesin e dialogut, do t’i duhet që pas 18 korrikut kur palët do të dorëzojnë komentet e tyre, të përgatisë një propozim të ri. Ndërkaq, një akuzë i erdhi nga Bislimi, i cili tha se e ka dënuar Kosovën për konstruktivitet në këmbim të blerjes së konstruktivitetit nga Serbia.

“Pas 18 korrikut kur ne do t’i dorëzojmë komentet, BE do të duhet të përgatisë një propozim të ri, por duke na bindur palët që këtë propozim po e bën nisur nga sugjerimet e palëve. Do të thotë që ne duhet të shohim dhe të bindemi që ka pasë propozim të Serbisë dhe Serbia duhet të bindet që ka pasë propozim të Kosovës. Për arsye se është bindje e jona e fortë që pala serbe kurrë nuk ka nxjerrë propozime, rrjedhimisht 10 versionet e tanishme nuk janë produkt i kompromisit, por janë produkt i negocimit të Kosovës me BE-në dhe në vend që ky negocim në përmirësim të drafteve ato kanë shkuar larg e më tej  objektivave dhe reflektimit të marrëveshjes bazike. Nëse e shihni për shembull draftin e dhjetorit, pastaj të 4 prillit, pastaj të 26 prillit, draftin e 9 qershorit, të gjitha draftet parashohin më shumë aktivitete nga Serbia sesa drafti i fundit që tregon se në fakt Zyra e z.Lajçak e ka dënuar Kosovën për konstruktivitet në këtë proces duke i zbehur obligimet e Serbisë me shpresën se vetëm me këtë mënyrë mund ta blejë kontruktivitetin e tyre. Kam bindjen se tash e kanë kuptuar se kjo është e kotë. Serbia do të refuzojë zbatimin e marrëveshjes”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img