spot_img

Të hënën mbahet seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

spot_img

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën ku do të diskutohet për raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut do të mbahet të hënën në ora 9:00.

Por, sipas Security Council Raport (SCR) seanca mund të jetë e mbyllur për publikun, për shkak të tensioneve mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

“Të dyja palët përdorën seancën e hapur të Këshillit të Sigurimit për të shtyrë përpara narrativat e kundërta rreth nxitësve të paqëndrueshmërisë rajonale”, thuhet në raportin nga organizata jo-profitabile, misioni i së cilës është avancimi i transparencës dhe efektivitetit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një ndër çështjet kryesore që do të trajtohen pritet të jenë zbatimi i Marrëveshjes Bazë mes Kosovës dhe Serbisë (Bruksel, 27 shkurt dhe Ohër, 18 mars) dhe sulmi terrorist në Banjë të Zveçanit në veri të Kosovës, përballja do jetë në nivel presidentësh.

Në fillim të këtij muaji, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, ka kërkuar nga zyrtarët institucionalë në Serbi të tregojnë përmbajtje në “mesazhe dhe veprime” gjatë konsultimeve të rregullta në Beograd, derisa ka bërë thirrje që të dyja palët t’i kthehen dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE).

Gjatë takimeve të saj, siç thuhej në komunikatën e UNMIK-ut, ajo ka nënvizuar urgjencën për de-përshkallëzimin e situatës duke theksuar edhe nevojën që Kosova dhe Serbia t’i kthehen procesit të dialogut.

Ziadeh gjithashtu kishte bërë thirrje për “transparencë në hetime dhe llogaridhënie” në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit.

Që nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit deri në vitin 2018.

Në vitin 2019 janë mbajtur tri seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ndërsa nga viti 2020 mbahen nga dy seanca në vit.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img