Në Soleverborg të Suedisë po zhvillohet turneu “Solversborg Cup”,organizuar nga klubi i famshëm suedez AIK.
Ne mesin e 80-të ekipeve pjesëmarrëse është edhe FC Forca nga Vushtrria, siç ka shkruar edhe Albanian News, me nisjen e tyre për skandinavi.
Sot u zhvilluan ndeshjet e para:
U15-Forca Kosovë – Lunds Suedi 1:5
U13-Forca Kosovë – Lunds Suedi 6:1
Gazetari i mirënjohur kosovar, Milaim Krasniqi i cili nga afër po e përcjell këtë turne ka thënë se talentet kosovarë sot treguan cilësi të nivelit të lartë.
“Femijët e ekipit të Forcës U13 i mahniten të gjithë të pranishmit, jo vetëm me rezultat por edhe me lojën e treguar. Për ata që nuk e din FC Forca është shkolla e futbollit ku për 4 vite ka luajtur edhe ylli kosovar Milot Rashica. Ky në foto (posht) është Rinori i cili sot na bindi që këtë emër duhet ta mbajmë në mend”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.