Të shtëna armësh janë dëgjuar të mërkurën mbrëma në një parking në lagjen Dardania të Prishtinës.
Të përfshirët në këtë ngjarje nuk janë identifikuar ende nga Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh të enjten, Policia tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja.
“Pas disa të shtënave me armë zjarri nga persona të panjohur policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, dhe vazhdon te hetohet nga njesiti përkatës hetimor”, tha Policia.
Mediat të mërkurën raportuan se të shtënat me armë erdhën persona të panjohur që ndodheshin në një veturë në lëvizje.