Banka TEB SH.A. hapi zyrtarisht degën e saj më të re në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, duke qenë më afër udhëtarëve, klientëve ndërkombëtarë dhe të gjithëve që kalojnë përmes kësaj pike të udhëtimit.
Kjo hapje shënon prezencë strategjike të Degëve të TEB-it dhe përkushtimin për t’i ofruar klientëve qasje të shpejtë dhe të përshtatshme në shërbimet bankare.
Me këtë pozicionim në aeroport, TEB u përgjigjet kërkesave të klientëve që janë në lëvizje. Dega e re tani sjellë shërbimin bankar më afër se kurrë, duke e bërë atë më të lehtë, më të qasshëm dhe duke ofruar një përvojë të plotë bankare. Pjesë e këtij shërbimi është edhe përdorimi i ATM për tërheqje dhe deponim për 24 orë në 7 ditë të javës (24/7).
Orcun Ozdemir, drejtor menaxhues i TEB Sh.A. u shpreh i kënaqur me Degën e hapur. “Është kënaqësi për neve që t’i shërbejmë klientëve tanë me shëbime bankare edhe në një pikë të rëndësishmë si Aeroporti i Prishtinës. Besojmë se kjo do të jetë e rëndësishme për të gjithë udhëtarët dhe sidomos për Diasporën e Kosovës. Falenderojmë Aeroportin e Prishtinës për bashkëpunimin që jemi duke ndërtuar”.
Hapja e Degës në Aeroport shënon pikën e 36-të të rrjetit të degëve të TEB-it në Kosovë, me plane të qarta për të shtuar praninë në qytete të reja gjatë vitit 2025. Me këtë hapje, TEB forcon prezencën e saj në infrastruktura kyçe të vendit, duke forcuar besimin mes bankës dhe klientëve.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!