Në Kosovë sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare – të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Projeksioni i Kohës e nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje me VV 42%, PDK 21%, LDK 20%, AAK-Nisma 6%.
Në garë kanë qenë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.
Të drejtë vote kanë pasur mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.