spot_img

Tentim vrasje në një kompani ndërtimi në Prishtinë: 49-vjeçari e rrah një punëtor, djali i tij e ther

spot_img

Rastet e përleshjeve dhe tentim vrasjeve janë rritur me të madhe. Në këto incidente, jo rrallëherë përdoren edhe armët e mjete të tjera të rrezikshme, që shumica e të dyshuarve i mbajnë pa autorizim. Një rast i rrahjes dyshohet se ka ndodhur edhe sot në një kompani ndërtimi në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Është mësuar se një punëtor është sulmuar nga dy persona, njëri prej të cilëve edhe e ka therur me një mjet të mprehtë.

Në bazë të informacioneve të para, fillimisht një 49-vjeçar i kishte shkuar viktimës deri te puna, ku dyshohet se e ka sulmuar për shkak të një mosmarrëveshje momentale.

Për të mos mbaruar me kaq, edhe djali i të dyshuarit  është përfshirë në përleshje, duke e goditur me thikë në gjoks punëtorin.

Për pasojë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është denoncuar në Polici.

Njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img