Qytetarët e Turqisë u zgjuan sot duke e parë vendin të shkatërruar pas tërmeteve të forta që shkaktuan mijëra të vdekur dhe të plagosur. Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të kërkuar për të mbijetuar në rrënoja.
Kahramanmaraş’ın Trabzon Caddesi’nde yıkılan 7 katlı Anadolu Apartmanı enkazından 27 saat sonra Rümeysa Yalçınkaya kurtarıldı.👏🏻 pic.twitter.com/W2gy29vrXG
— Yekvücut (@yekvucutcom) February 7, 2023
Një 24 vjeçare është shpëtuar ditën e sotme pas 27 orësh e bllokuar në rrënojat në Kahramanmaras. Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë ditën e djeshme ka shkuar në 4890.
Në Siri, qindra familje janë ende të bllokuara nën rrënojat e ndërtesave të dëmtuara, tha sot kreu i agjencisë siriane të mbrojtjes civile të drejtuar nga opozita. Raed al-Saleh tha për Reuters se ishte e nevojshme urgjentisht ndihma nga organizatat ndërkombëtare për përpjekjet e grupit, të njohur si Helmetat e Bardha, në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga kryengritësit, ku qindra njerëz janë vrarë dhe plagosur.