spot_img

Termokos nis sezonin ngrohës, nga ky vit faturimi bëhet në bazë të konsumit

spot_img

Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” prej të martës më 15.10.2024 ka nisur sezonin ngrohës për periudhën 2024/2025.

Kryeshefi i Ndërmarrjes Fisnik Osmani në prani të kryetarit Përparm Rama panë nga afër nisjen e procesit nga objekti i Terkomos.

“Mbi 130 mijë qytetarë të Prishtinës në sistem, mbi 33 mijë njësi banesore, prej të cilave rreth 25 mijë janë konsumatorë aktiv”- ka shkruar Osmani.

Ndryshe prej viteve tjera, Termokos prej këtij sezoni faturimin do e bëjë në bazë të konsumit e jo në bazë të metrave katrorë të objekteve banesore.

Çmimi për ekonomi familjare ishte 76 centë për metër katror, ndërsa për objektet afariste 95 centë për metër katror.

Në korrik 2024 Termokos bëri të ditur se ky është viti i parë që do të faturohen me konsum e jo me metra katrorë.

“Mesazhi jonë kryesor për ju, është që vjeshtën dhe dimrin që vjen: KurseniI! Kurseni ngrohjen kur nuk jeni në shtëpi, apo kur nuk keni nevojë për të. Kurseni që të paguani më pak se që keni paguar!”- thuhej në njoftimin e ngrohtores.

Termokos nga viti 2022 ka nisur vendosjen e matëseve nëpër radiataorë të cilët konsumatorët do mund ti kontrollojnë vetë se sa mund t’i lëshojnë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img