Boksieri kosovar, Besar Nimani u vra sonte rreth ores 18:30 në qytetin e Bielefeld në Gjermani nga disa persona të panjohur.
Lajmin për Indeksonline e konfirmoi vllau i të ndjerit, Berati.
Kurse gazeta gjermane “BILD” jep detaje shtesë në lidhje me këtë vrasje të ndodhur para disa orëve që tmerroi qytetin në Gjermani.
Një dëshmitar thotë se një grup prej pesë apo gjashtë personash ishin të ulur në një kafene, ku papritmas u dëgjuan të shtëna armësh deri në pesë apo tetë herë.
“Isha i ulur në kafenenë De Lorenzo Galateria Italiana. Në atë moment dëgjova të shtëna. Më pas policia rrethoi gjithçka. Sido që të jetë, keq që autorët (ishin të paktën dy të tillë, kaluan me vrap) dhe ende po vrapojnë lirshëm. Dhe ajo që më duket më e keqja nga të gjitha është se diçka po ndodh në qytetin e bukur e të vjetër”, ka shkruar një dëshmitarë në rrjetet sociale
Gjatë boksit profesionist ai zhvilloi 27 meçe, shënoi 26 fitore dhe barazoi një herë, kurse humbje s’kisha fare.