spot_img

Thaçi flet para qytetarëve, tregon se çfarë ndodhi në Hagë

spot_img

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur se nuk është mbrojtur në heshje gjatë intervistimit nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Thaçi thotë se është përgjigjur në të gjitha pyetjet e këtyre prokurorëve për 30 orë, duke e kryer kështu siç thotë ai detyrimin qytetar dhe institucional.

“Gjatë kësaj jave, për katër ditë rresht, kam kryer detyrimin tim qytetar dhe institucional për t’u paraqitur para prokurorëve në Dhomat e Specializuara në Hagë. I kam përfunduar rreth 30 orë ballafaqim me trupën e organit të akuzës, ku jam njohur me të gjitha pretendimet e tyre dhe u kam dhënë përgjigje pyetjeve të tyre”, thuhet në adresimin e presidentit.

Ai ka shprehur respket të plotë për procesin e zbardhjes, deri në fund, të së vërtetës dhe të rolit të tij në luftën çlirimtare për liri dhe pavarësi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img