spot_img

Thaçi i falë shtatë të dënuar me burg, në mesin e tyre edhe një i dënuar për dy vrasje

spot_img

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që t’i falë shtatë të burgosur.

Me anë të një dekreti, Thaçi ua ka hequr dënimin e mbetur shtatë të burgosur në burgje të ndryshme nëpër Kosovë.

Në mesin e të falurve nga Thaçi, edhe i dënuari me burg për dy vrasje

Muhamet Vishaj, i dënuar me 15 vjet burgim për dy vrasje, e ka përfunduar dënimin dy vjet para kohës, falë një dekreti të presidentit Hashim Thaçi.

Thaçi ka vendosur që t’ia falë atij dy vjet burgim Muhamet Vishajt, të cilit Gjykata Supreme në shtator të vitit 2012 ia kishte vërtetuar aktgjykimin prej 15 vitesh burgim, raporton Gazeta Sinjali.

Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme e kishte vërtetuar aktgjykimin kundër Muhamet Vishajt në rastin e vrasjes.

Gjykata e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar në emër të Vishajt, duke e vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.

Muhamet Vishaj fillimisht ishte dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata e Qarkut në Pejë për vrasjen e Luan Vishaj dhe Dan Kilaj në tetor të vitit 1999 në rrugën Deçan-Llukë.

Rastin e kishte ndjekur penalisht një prokuror vendas nga Prokuroria e Shtetit e Kosovës

Gazeta Sinjali raportoi se Thaçi i ka falur shtatë të burgosur me një dekret të nxjerrë para pak ditësh. /

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img