spot_img

Thaçi sqarohet rreth gjendjes së jashtëzakonshme kundër Covid-19, thotë se nuk e kërkoi ai

spot_img

Vetëm katër ditë pas shfaqjes së pandemisë Covid-19 kur numri i të infektuarve në Kosovë kishte arritur në 12, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ishte alarmuar duke thënë se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Por, ndryshe u shpreh sot kur kanë kaluar afro tre muaj që kur Kosova është duke u ballafaquar me këtë virus.

Ndonëse, dy ditë e fundit ka pasur një rritje të numrit të infektuarve, vetëm të dielën u konfirmuan 40 raste të reja e në total numri i të prekurve ka arritur në 1 mijë e 234, Presidenti Thaçi, tani thotë se nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme .

Madje, ai e ka gjuajtur topin tek partitë politike, kur në konferencën e sotshme nga gazetarët u pyet pse tani nuk po kërkon gjendje të jashtëzakonshme.

“Unë kurrë nuk kam pasur një pretendim entuziast sa i përket asaj gjendje, unë kam pasur synim për të implementuar gjithë vullnetin e spektrit politik por para se të gjithash shëndetin e qytetarëve të vendit”, deklaroi Thaçi.

“Ideja ka qenë që tërë ajo rrethanë të jetë në interes të shëndetit dhe të kemi sa më pak viktima dhe sa më pak të infektuar nga Covid-19”, tha ai.

Madje, presidenti për ta arsyetuar kërkesën e tij, u morr edhe me termin “gjendje e jashtëzakonshme”, duke u shprehur se e urren si term.

“Gjendja e jashtëzakonshme, edhe si term gjithmonë e kam urryer edhe në kohën e Serbisë, ideja e partive që është drejtuar presidentit kam pasur obligim kushtetues që ta procedoj, çka mund të them unë kurrë nuk kam pasur ndonjë pretendim sa i përket asaj gjendje, vetëm synim për të implementuar vullnetin e partive dhe shëndetin. Ideja ka qenë që të kemi sa më pak viktima dhe sa më pak të infektuar”, u shpreh presidenti.

Duke ritheksuar se Kosova përkundër rritjes së numri të rasteve nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme, si president i vendit ai bëri thirrje që qytetarët të respektojnë rekomandimet e dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, ka thënë ai duke potencuar se rreziku nga pandemia nuk ka kaluar.

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Armden Zemaj e drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani mbrëmë në konferencë për media janë shprehur se situata e krijuar nga pandemia Covid-19 në Kosovë është nën kontroll.

Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 234, i të shëruarve 890 ndërsa kanë vdekur 31 persona./Insajderi.org

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img