spot_img

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi deklarohen të pafajshëm

spot_img

Ish-krerëve të UÇK-së paraprakisht u janë lexuar paragrafët e aktakuzës së ndryshuar dhe të njëjtit janë pyetur nëse e kuptojnë aktakuzën e ndryshuar.

I pari u pyet ish-presidenti Hashim Thaçi, nëse e kupton aktakuzën e ndryshuar.
Në këtë pyetje, Thaçi tha “E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm”, transmeton Gazeta Express.

Më pas ish-kreu i Kuvendit Kadri Veseli shprehi pakënaqësinë e tij me vonesën 1 veçare e gjysmë.

“E kuptoj, shpreh pakenaqësinë time për një vonesë 1 vjeçare e gjysmë”, deklaroi Veseli në pyetjen e bërë se a e kupton aktakuzën e ndryshuar.

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzë”, u shpreh edhe Rexhep Selimi.

Më pas, Jakup Krasniqi tha se nuk ka lidhje me asnjë nga pikat e aktakuzës që i lexoi prokurorja.

“E kam vështirë ta kuptojë aktakuzën dhe mënyrën si është përpiluar, nuk kam asnjë lidhje me asnjërën që i lexoi prokurorja para pak kohës”, tha ai.

“E kuptoj ashtu siç është por nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Plotësisht i pafajshëm”, u deklarua Krasniqi.

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila po shpalos aktakuzën kundër katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në procesin gjyqësor të filluar sot, ka përsëritur pretendimet e saj për “Ndëmarrje Kriminale të Përbashkët”, një term ky që sipas pikës 35 të aktakuzës përfshin pothuajse tërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Me gjithë përpjekjet e Prokurorisë së Specializuar për të thënë se ky proces është ndaj individëve dhe jo ndaj UÇK-së, ajo demantohet me pikën 35 të aktakuzës – e cila i portretizon si anëtarë të “Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët” pothuajse të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK-së – nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandantët dhe Zëvendëskomandantët e Zonave, të Brigadave, të Njësiteve, e deri te ushtarët më të thjeshtë dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së.

Procesi gjyqësor i nisur sot në në Hagë ka prapa vetes dy vjet e gjysmë zvarritjeje e shkelje nga Specialja – e cila është kritikuar sidomos për tentim të shmangies nga baza juridike e funksionimit të saj, për fshehje të provave shfajësuese, për redaktime të shumta, si dhe për bashkëpunim me Serbinë – pasi nga ajo ka pranuar mijëra dosje që synon t’i përdorë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img