Një 45-vjeçar me inicialet G.B., është therur me thikë sot (e shtunë) në Prishtinë, saktësisht në lagjen Bregu i Diellit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 17 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.