spot_img

Therja e nxënëses në shkollën “8 Marsi”, OJQ “Syri i Vizionit”: Nevojiten masa urgjente të sigurisë në shkolla

spot_img

Për këtë rast është ndaluar për 24 orë i dyshuari i mitur. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe organizata joqeveritare “Syri i Vizionit”.

Në një reagim kjo organizatë ka shprehur shqetësimin e thellë për incidentin e ndodhur në shkollën “8 Marsi” në Pejë, ku një nxënëse është lënduar si pasojë e një sulmi me thikë nga një bashkë-nxënës.

“Ky akt i papranueshëm është një tregues i nevojës urgjente për masa më të mira sigurie dhe për edukim të avancuar mbi sjelljen e sigurt dhe të përgjegjshme brenda shkollave.

Ngjarjet e tilla nuk janë vetëm dhunë fizike, por edhe një cenim i rëndë i sigurisë psikologjike të nxënësve, personelit shkollor dhe prindërve. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë dhe arrestimi i të dyshuarit është për t’u vlerësuar, por duhet të ndjeket nga hetime të plota dhe zbatimi i masave të duhura ligjore”, thuhet në reagimin e tyre.

“Syri i Vizionit” ka kaërkuar nga institucionet arsimore, organet e drejtësisë dhe Ekipi për të Drejtat e Fëmijës: Siguri më e lartë në shkolla: Rritjen e masave parandaluese për të shmangur futjen e mjeteve të rrezikshme në ambientet shkollore, mbështetje për viktimën dhe komunitetin: Ofrimin e mbështetjes psikosociale për viktimën dhe për nxënësit e tjerë të shkollës, edukimi për parandalimin e dhunës: Krijimin e programeve edukative që promovojnë dialogun dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe zbatim të politikës për mbrojtjen e fëmijës dhe përgjegjësi nga institucionet: Një bashkëpunim më i ngushtë mes shkollave, prindërve dhe policisë për të krijuar një mjedis të sigurt për nxënësit.

““Syri i Vizionit” mbetet e angazhuar për të mbështetur komunitetin arsimor dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një mjedisi ku nxënësit mund të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur. Kërkojmë që rasti të trajtohet me seriozitetin maksimal për të parandaluar përsëritjen e situatave të ngjashme”, thuhet në reagim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img