Kundërshtimi për organizimin e mundshëm të përbashkët mes Shqipërisë e Serbisë, për Evropianin U21 po vazhdon.
Tifozat Kuq e Zi kanë ndërmarrë një aksion simbolik.
Ata kanë vendosur fotografi të maskarave në Kosovë që janë kryer nga Serbia. Kjo ka ndodhur në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, ka shkruar fangrupi TKZ në Facebook.
Kundërshtime për këtë nismë ka pasur edhe nga tifo-grupet e tjera.