spot_img

Transformohet Klinika e Onkologjisë, merr pamjen si t’ishte në zemër të Gjermanisë

spot_img

Me nje transformim rrenjësor, e me nje pamje krejtesisht ndryshe, Klinika e Onkologjise ka hapur sërish dyert për pacientët, pas renovimit të bërë.

Në perurimin e renovimeve të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Shendetësisë Arben Vitia.

Kryeministri Albin Kurti tha se investimet e bëra e kanë transformuar këtë klinikë.

“Kemi një investim substancial për rreth 600 mijë euro, që e ka transformuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët infemierët stafin mbështetës që janë gjithsej 70 . Por para së gjithash e mbi të gjitha për pacientët këtë klinikë aq të nevojshme dhe të dobishme. I kanë pasur 45 shtretër tash i kanë bërë 60 shtretër dhe së shpejti do të jenë 110 shtretër. Me aksilatorin e ri të cilin e kemi instaluar lista e pritjes është zero. Nuk ka pritje”, tha Kurti.

Kurti ka folur dhe për rritjen e buxhetit për barna esenciale për tri vite, nga 24 milionë në 60 milionë.

“Lista e barnave esenciale është zgjëruar me ç’rast nga ministri Vitia dhe dr Iliri dhe Elviri mësova se kjo është ndihma më e madhe që është bërë. Sepse barnat janë të shtrejta e buxheti është shtuar prej 8 milionë në 13 milionë. Krahasuar me para tri viteve buxheti për listen e barnave esenciale, është rritur nga 24 milion euro në 60 milionë euro, dy herë e gjysë më shumë”, tha ai.

E teksa fliste për investimet e bëra dhe ndryshimin rrenjësor në këtë klinkë, kryeministri Kurti tha po të mos kishte hyrë nga dera e Onkologjisë, nuk do e dinte se cila klinikë është, pasi që ka pësuar një transformim total.

“Unë po të mos kisha hyrë në këtë derë nuk e kisha ditur në cilën klinikë jam. Është fakti që është thyer tavani dhe është ngritur për 30 cm. Por jo vetëm kaq, por ka pastrim të ajrit me filtrim e klimatizim. Andaj kjo është një ditë shumë e bukur për gjithë qytetarët e Republikës, e në veçanti për pacientët, mjekët dhe infermierët e Klinikës së Onkologjisë”, tha ai.

Ndërsa ministri Arben Vitia tha se është tejet i lumtur që pacientët e kësaj klinike tash e tujke do të marrin shërbime cilësore.

“Jam shumë i lumtur, shumë i gëzuar që një klinikë kaq vitale e kaq e rendësishme për një grup të rëndësishëm të pacientëve, tash e tutje në këtë klinikë, do të marrin shërbime shumë më cilësore. Më shumë barna, pa listë të pritjes në radioterapi dhe me kushte jashtëzakonisht të mira dhe dinjitoze. Uroj që sa më pak të ketë sëmundje të tilla, por ata që do të kenë nevojë, tash do t’i marrin të gjitha sherbimet në mënyrën me cilësore”, tha Vitia. /Indeksonline/

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img