Vedat Muriqi ka dalë negativ në testin e fundit që ka bërë për Covid19.
Gazetari kosovar, Arlind Sadiku ka njoftuar se Muriqi ka dalur negativ dhe se është duke pritur edhe një rezultat tjetër gjatë ditës së sotme.
Në rast se rezultati i sotëm del përsëri negativ, Muriqi do të kthehet nesër në Romë për t’u bashkuar me Lazion.
Kjo do të thoshte që Muriqi do të ishte i gatshëm edhe për ndeshjen shumë të rëndësishme të Kosovës, ndaj Maqedonisë.