spot_img

Totaj: Kurti nuk i viziton ato komuna të cilat nuk qeverisen nga Vetëvendosje

spot_img

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, brenda dy viteve në pushtet, vetëm njëherë ka vizituar Prizrenin.

Madje, Totaj pretendoi që Kurti e ka sjelljen e njëjtë me ato komuna të cilat nuk qeverisen nga Vetëvendosje.

“Gati që dy vite në pushtet, e deri më tani, veç njëherë kryeministri Kurti ka ardhur për vizitë në Prizren. Dy tre ministra tjerë kanë ardhur gjatë dy viteve. Mirëpo, ka hapësirë të madhe për bashkëpunim. Pa marrë parasysh dallimeve politike që i kemi me Qeverinë, kjo nuk duhet të jetë pengesë për bashkëpunim, por ja që është. Me shumicën absolute të komunave ku nuk qeveris Vetëvendosje, ndodh e njëjta, sepse kryetarët e komunave i kanë të gjitha këto ankesa po ashtu”, deklaroi Totaj në emisionin “Ditari”.

I pyetur se a do të dëshironin një takim me Kurtin dhe kabinetin e tij, Totaj tha se gjithmonë janë të gatshëm për komunikim me ta, shkruan teve1.info.

“Dallimet politike duhet t’i ruajmë për zgjedhje”, shtoi tutje Totaj.

Se a pritet të ketë takim të radhës të Qeverisë me kryetarët e komunave, Totaj tha se vazhdimisht kanë bërë kërkesa për takime, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer kurrë përgjigje.

“Papritur na vijnë ftesa nga kryeministri Kurti. Mirëpo, në shumicën e rasteve përgjigjemi pozitivisht. Domethënë kjo varet nga pala tjetër, jo nga ne”, theksoi Totaj në Tëvë1.

NGJARJE TË TJERA

spot_img