3 të vdekur, 5 të mbijetuar dhe 25 të zhdukur është bilanci i tragjedisë së ndodhur orët e mëngjesit në ujërat e trazuara të Egjeut Lindor.
Sipas rojës bregdetare greke, një barkë me 33 persona në bord u mbyt vetëm pak metra larg bregut të ishullit grek.
Banorë të zonës dhe disa peshkatarë aty pranë mundën të ndihmojnë 5 të shpëtuarit të dalin në breg, por ishte e pamundur të bëhej diçka për 3 të mbyturit, mes tyre dy vajza të mitura.
Operacioni i kërkimit vazhdon, por me kalimin e orëve shpresat po shuhen.