spot_img

Tragjedi në Prilep, burri vret nipin dhe djalin e tij e më pas vetëvritet

spot_img

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar me armë zjarri, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Sipas raportimeve, burri po qëndronte bashkë  me dy djemtë në shtëpi dhe pas rreth një ore i ka qëlluar për vdekje.

Ngjarja ndodhi dje pasdite duke u raportuar në polici rreth orës 15:30, por policia shkoi në vendngjarje vetëm pas shtatë orësh, në orën 22:30.

Kjo vonesë sipas a2cnn, ka ngritur shqetësime serioze për dështimin e institucioneve në raste emergjente.

Kur policia u përpoq të hynte në shtëpi, autori i kërcënoi me një bombë dore dhe më pas e aktivizoi atë, duke krijuar panik në lagje.

Për shkak të rrezikut, u kërkua ndihmë nga Shkupi, por forcat speciale mbërritën vetëm pas mesnate, rreth orës 01:30.

Ndërhyrja nuk pati efekt, pasi autori kreu vetëvrasje.

Vetëm pas kësaj situate dramatike, autoritetet nisën hetimet. Deri tani nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie, dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare.

NGJARJE TË TJERA

spot_img