spot_img

“Tragjedi që na tronditi…”, Haziri kërkon nga Shqipëria që të hetohet rasti ku vdiqën 3 kosovarë nga helmimi

spot_img

Gazeta raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferindazja kanë vdekur për shkak të dyshimit se janë helmuar në ushqim derisa ishin në Shqipëri.

Më këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti.

Haziri ka shkruar se apeli i tij është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e Hazirit.

/GazetaSinjali/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img