Manchester City raportohet se është afër transferimit të Josko Gvardiol.
Sipas gazetarit gjerman, Philipp Heinze, kampionët evropian janë afër një marrëveshjeje verbale me mbrojtësin kroat.
Man City thuhet se do të përgatisë një ofertë në ditët në vijim për t’ia dërguar Leipzigut.
Oferta thuhet se do të jetë rreth 80-85 milionë euro.
Në anën tjetër, klubi gjerman po kërkon 100 milionë euro, plus bonuse tjera, për ta lejuar largimin e Gvardiol.
Megjithatë, siç qëndrojnë gjërat tani për tani, “Qytetarët” thuhet se janë në “pole position” sa i përket transferimit të reprezentuesit të Kroacisë.
21-vjeçari me Leipzigun ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.