Tre persona kanë gjetur vdekjen këtë të dielë në plazhet e Shqipërisë, brenda një harku kohor të disa minutave.
Në plazhin e Spillesë janë mbytur si pasojë e dallgëve, dy burra të moshuar rreth të 70-ve.
Policia njoftoi “Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
Ndërkohë në plazhin e Velipojës, rreth orës 11:15 është mbytur një pushues 59 vjeçar.
Prej pak ditësh, era përgjatë bregdetit në Shqipëri ka sjellë shtimin e dallgëve, e shumë njerëz kanë rrezikuar jetët për shkak të tyre. Kjo e dielë shënon dhe një ndër ditët me më shumë humbje jete për shkak të mbytjeve