spot_img

KB Trepça thërret organet e hetuesisë pas akuzave që mori nga Sigal Prishtina për ryshfet ndaj gjyqtarëve

spot_img

Pas akuzave, të cilat mori sot KB Trepça nga rivalët e vjetër, KB Sigal Prishtina, për korruptimin e dy gjyqtarëve grek, të caktuar për të referuar ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale në mes tyre, reagon klubi xehetar. 
Më parë klubi i Basketbollit Sigal Prishtina përmes një postimi, të cilin e kanë publikuar në faqen zyrtare në facebook, kanë cituar se në përballjen e 20 prillit, e treta për serine gjysmëfinale në mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça, gjyqtarët grek Zacharis dhe Vardari morën ryshfet për manipulimin e ndeshjes.

Sipas klubit nga kryeqyteti me të vërtetuar rastin ata kanë njoftuar drejtuesit e FBK-së, të cilët pasi kanë kuptuar rastin kanë biseduar me referat e lartpërmendur dhe ata e kanë pranuar ngjarjen. Kjo është edhe arsyeja se pse gjymëtarët nuk kanë ndarë drejtësinë në atë ndeshje, shkruan Albanian News

LEXO PO ASHTU:Te Sigal Prishtina të bindur se gjyqtarët grek morën ryshfet para takimit me Trepçën

Ndërkohë ka reaguar edhe klubi mitrovicas Trepca,duke i mohuar akuzat nga drejtuesit e Sigal Prishtinës.Nëpërmjet një komunikate klubi mitrovicas  ka demantuar akuzat e klubit kryeqytetas duke thënë se nuk merren me gjëra që nuk i takojnë sportit dhe me lojëra jashtë fushës. Sipas tyre klubi është I pastër si kristalët e minierës Trepça.

TREPÇA, e pastër si kristalet tona
Të nderuar tifozë të zjarrtë të skuadrës sonë. Të nderuar adhurues të basketbollit kosovar në përgjithësi.
Me vëmendje kemi lexuar një komunikatë të lëshuar sot nga klubi tjetër i Superligës së Kosovës në basketboll, KB Sigal Prishtina. Me shqetësim kemi lexuar pretendimin e klubit prishtinas se ka pasur përpjekje për të manipuluar ndeshjen e kaluar të gjysmëfinales së play-offit.
Klubi ynë nuk është dhe nuk ndjehet pjesë e këtyre zhvillimeve jashtë fushës së basketbollit. TREPÇA, ashtu si kristalet e minierës sonë, është plotësisht e pastër. KB Trepça nuk merret me gjëra që nuk i takojnë sportit dhe me “lojëra” jashtë parketit.
Prandaj, ftojmë organet përgjegjëse të hetuesisë së shtetit tonë dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës që të kryejnë punën e tyre dhe të zbardhin pretendimet e klubit Sigal Prishtina. Gjithashtu ftojmë dhe do të insistojmë si klub që të zbardhen jo vetëm këto pretendime, por të gjitha dyshimet për parregullsi në basketbollin kosovar në vitet e fundit.
Ka tri vjet që kryesia aktuale e KB Trepça jep maksimumin për ta ngritur basketbollin kosovar në nivelin më të lartë. Me mburrje të plotë themi se këtë e kemi arritur. Ndjehemi krenarë që interesimi për basketbollin kosovar është në kulm dhe që klubi ynë ishte katalizator i kësaj ngritjeje të mahnitshme.
Klubin e morëm me shumë telashe e vështirësi. Për tri vjet e kemi kthyer në organizatë sportive shumë të suksesshme, shembull për korrektësi me të gjitha palët e përfshira: lojtarët, trajnerët, agjentët e lojtarëve, FBK-në e klubet tjera.
Jemi në ngritje të vazhdueshme sa i përket suksesit sportiv. Kemi luajtur shumicën e finaleve dhe kemi fituar trofe.
Prandaj nuk lejojmë në asnjë mënyrë që të përlyhet emri i madh TREPÇA. Me përkushtim dhe vendosmëri do të mbrojmë punën tonë, djersën tonë dhe imazhin e klubit, që i bënë nder basketbollit e sportit kosovar në përgjithësi.
Do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje dhe do të insistojmë që të zbulohen gjitha parregullsitë e pretenduara.
E përsërisim, si klub jemi plotësisht të pastër dhe në asnjë mënyrë nuk jemi të përfshirë në këto zhvillime.
Tifozët tanë i ftojmë që të qëndrojnë pranë klubit e ekipit. Jemi të fokusuar për organizim madhështor të ndeshjes së ardhshme gjysmëfinale të plejofit. Për të dëshmuar që TREPÇA është shumë e madhe dhe plotësisht e pastër. E pastër kristal.
Me respekt

Kryesia e KB TREPÇA

NGJARJE TË TJERA

spot_img